Premtimi i Barcelonës që e kolapsoi transferimin e Neymarit te Real Madridi

Premtimi i Barcelonës që e kolapsoi transferimin e Neymarit te Real Madridi

Nejmar Jr. ishte shumë pranë kalimit te Reali i Madridit verën e kaluar, por një premtim i minutës së fundit nga Barcelona pengoi largimin e tij nga PSG-ja, raportojnë mediat spanjolle.

Mundo Deportivo hedh dritë mbi këtë premtim, duke treguar se drejtuesit e klubit të Barcelonës i thanë brazilianit se do ta rikthenin në Kamp Nou, ose verën e vitit 2019 ose verën e vitit të ardhshëm.

Ishte pikërisht ky premtim nga blaugranasit që ndryshoi fatin e futbollistit më të shtrenjtë në histori, 222 milionë euro, dëshira e të cilit është të lërë Parisin.

“Do të vish këtë vit, ose vitin e ardhshëm. Është e sigurtë,” raportohet t’i ketë premtuar Barcelona atij. Verën e kaluar negociatat dështuan, prandaj mbetet të shihet sesi do shkojnë gjërat këtë merkato.

Shpërndaje në: