Premtimi i Kurtit për shuarjen e AKP-së, ende i parealizuar

Premtimi i Kurtit për shuarjen e AKP-së, ende i parealizuar

Sipas ekzekutivit, fondi sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e Qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë e cilësisë, rritjen e shkathtësive e të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

“AKP-ja do të shuhet sepse do të ndërtohet fondi sovran”, këtë premtimi, kryeministri Kurti e kishte bërë më të marrë drejtimin e Qeverisë. Madje, zotimi ishte shkruar edhe në letër, si program qeverisës.

Por, një vit pas, procesi për shuarjen e Agjenicës Kosovare të Privatizimit nuk duket të jetë fare në horizont.

E, siç duket as nga Qeveria e Kosovës nuk kanë plan pasi që të njëjtit nuk janë përgjigjur interesimit të televizionit për këtë çështje. Por, përgjigje se pse ende nuk është shuar AKP-ja ka një deputet i partisë në pushtet.

Sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë afro 4 mijë asete të identifikuara për privatizim. Prej tyre janë privatizuar mbi 2 mijë.

Por, çfarë do të ndodhë me këto asete në rast të shurjes së këtij institucioni, tregon deputeti Driton Hyseni.

Kjo ide po hasë në kundërshtim edhe nga opozita.

Në anën tjetër, kritika për funksionimi e AKP-së ka edhe një ish drejtues i këtij institucioni.

Sipas Qeverisë së Kosovës, të gjitha ndërmarrjet nën menaxhimin e AKP-së do t’i kalojnë në pronësi Fondit Sovran./Express

Shpërndaje në: