Preshevarët mund të zgjedhin online se cilin lloj të vaksinës duan kundër COVID-19

Preshevarët mund të zgjedhin online se cilin lloj të vaksinës duan kundër COVID-19

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, ka thënë se qytetarët e kësaj komune mund të zgjedhin se cilën vaksinë duan ta marrin.

Madje, këtë mund ta bëjnë duke aplikuar online nga shtëpia.

Salihu i ka thënë Klankosova.tv se me doza të reja furnizohen çdo dy-tri ditë në Shtëpinë e Shëndetit. Vaksinat janë falas dhe nuk janë obligative, por merren vetëm vullnetarisht.

Serbia ka aprovuar vaksinat si Pfizer, AstraZeneca, Sinofarm dhe GamaCov.

Shpërndaje në: