Presidenca i reagon Demokracisë: Këshilltari s’u emërua Përfaqësues në Selinë e Shenjtë por person kontakti

Presidenca i reagon Demokracisë: Këshilltari s’u emërua Përfaqësues në Selinë e Shenjtë por person kontakti

Pas raportimit të bërë nga portali Demokracia se Vehbi Miftari, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani Sadriu ishte rehatuar në një mision diplomatik, Periskopit i ka ardhë një reagim nga ana e Zyres së Presidencës.

Demokracia pretendon se z. Vehbi Miftari është emëruar si Përfaqësues i Republikës së Kosovës për kontakt me Selinë e Shenjtë në mënyrë të kundërligjshme, e madje për një vendim të tillë kanë publikuar edhe dokumentin.

Por, Bekim Kupina, këshilltar për Media nga Zyra e Presidencës ka mohuar një gjë të tillë.

“Këshilltari i Presidentes nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë ndonjë gradë diplomatike.” – shkruan në sqarimin e tij z. Kupina.

Ai thotë që pozicioni i tij do të jetë ai i personit kontaktues nga Kosova.

Statusi i plotë:

Këshilltari i Presidentes nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë ndonjë grade diplomatike.

Do të mbajë kontakt me Selinë e Shenjtë, si person kontaktues nga Kosova, në përputhje të plotë me praktikat e mëhershme të institucioneve dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Prandaj lajmi i publikuar nga ana juaj është i pasaktë.

Bekim Kupina, këshilltar për Media

Shpërndaje në: