Presidenti Biden përmend Kosovën në fjalimin e tij për aplikimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti Biden përmend Kosovën në fjalimin e tij për aplikimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Suedisë dhe Presidentin e Finlandës ka folur për aplikimin e këtyre dy vendeve në NATO, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë edhe Finlanda edhe Suedia kanë qëndruar krahë për krahë me SHBA-të dhe NATO’n në shërbimin e tyre në Kosovë, Afganistan dhe Irak.

“Dhe të dy vendet, Finlanda dhe Suedia janë duke punuar në koordinim me SHBA-të dhe aleatët e saj në mbështetje për njerëzit në Ukrainë, të cilët po e mbrojnë veten e tyre ndaj pushtimit rus”.

Presidenti Biden i siguroi dy vendet që SHBA-të do të japin mbështetjen e plotë dy vendeve në anëtarësimin në NATO.

“Sot, i siguroj dy vendet se kanë mbështetjen e plotë të SHBA-së në anëtarësimin e NATO’s. Finlanda dhe Suedia e bëjnë NATO’n më të fuqishme, jo vetëm nga kapaciteti i tyre por edhe nga demokracia e tyre”, tha Presidenti Biden ndër të tjera në fjalimin e tij./Periskopi/

Shpërndaje në: