Presidenti bullgar Rumen Radev fiton edhe një mandat

Presidenti bullgar Rumen Radev fiton edhe një mandat

Presidenti aktual bullgar Rumen Radev ka fituar një mandat të dytë pesë-vjeçar. Sipas rezultateve preliminare, Radev mori 66 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, duke mundur kështu kundërkandidatin Anastas Gerdzhikov më 21 nëntor.

Radev kandidoi me premtimin për luftimin e korrupsionit në vendin anëtar të Bashkimit Evropian.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ai mori 49 përqind të votave, ndërsa Gerdzhikov kishte arritur të marrë 23 përqind.

Bullgarët votuan më 14 nëntor edhe për zgjedhjen e parlamentit të ri, proces ky që u vlerësua shumë i rëndësishëm për shkak të krizës politike që po mbretëron në Bullgari.

Në këto zgjedhje parlamentare partia e re kundër korrupsionit “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” doli e para, e pasuar nga partia e qendrës së djathtë GERB e ish-kryeministrit, Bojko Borisov.

Shpërndaje në: