Presidenti finlandez ia bën të qartë Putinit se do të aplikojnë në NATO

Presidenti finlandez ia bën të qartë Putinit se do të aplikojnë në NATO

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, i ka treguar homologut të tij rus Vladimir Putin për planet për t’iu bashkuar NATO-s.

Transkripta e kësaj telefonate tashmë është bërë publike nga Finlanda.

Aty thuhet se Niinsito i tha Putinit “se kërkesat ruse në fund të vitit 2021 që synonin parandalimin e vendeve për t’u bashkuar me NATO-n dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 e kanë ndryshuar rrënjësisht mjedisin e sigurisë në Finlandë”.

“Presidenti Niinisto njoftoi se Finlanda do të kërkojë anëtarësimin në NATO në ditët e ardhshme”, shtoi ai.

Presidenti finlandez shtoi se si i tha Putinit në takimin e tyre të parë në vitin 2012 se “çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij” dhe se duke u bashkuar me NATO-n, Finlanda po merr përgjegjësitë e saj.

“Biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe pa acarime. Shmangia e tensioneve u konsiderua e rëndësishme”, tha Niinisto në një deklaratë, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Pas njoftimit të Finlandës se planifikon të aplikojë për anëtarësim në NATO, furnizimet ruse me energji elektrike për fqinjin e saj janë ndërprerë dhe Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në enklavën e saj të Detit Baltik, Kaliningrad.

Shpërndaje në: