Presidenti i Barcelonës ‘bllok’ Man United: De Jong është lojtari ynë

Presidenti i Barcelonës ‘bllok’ Man United: De Jong është lojtari ynë

Presidenti i Barcelonës, Laporte ka shuar gjitha shpresat që Man United të mendoj edhe më tej transferimin e Frenkie de Jong.

Ai tha se De Jong është lojtari i tyre dhe se Barcelona nuk e ka ndërmrnf ta shes, shkruan Periskopi.

Madje, Laporte ka theksuar se edhe holandezi nuk dëshiron të largohet nga klubi katalanas.

“Frenkie është lojtari ynë dhe ne duam që ai të qëndrojë në Barcelonë, ai gjithashtu dëshiron të qëndrojë”.

“Me të dhe shokët e tij të skuadrës, ne kemi një mesfushë shumë të fuqishme. Ai ka oferta, por ne duam që ai të qëndrojë”, theksoi Laporte.

Kujtojmë se interesim të vazhdueshëm po shpreh skuadra e Man United me trajnerin, Ten Hag që dikur te Ajaxi kishte punuar me holandezin, De Jong.

Shpërndaje në: