Presidenti i Bayernit i çuditë të gjithë, i jep përgjigjen e fortë Lewandowskit

Presidenti i Bayernit i çuditë të gjithë, i jep përgjigjen e fortë Lewandowskit

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ka paralajmëruar Robert Lewandowski se bavarezët nuk janë të gatshëm të ndajnë rrugët me sulmuesin e tyre derisa kontrata e tij aktuale të përfundojë.

Marrëveshja aktuale e Lewandowskit zgjat deri në vitin 2023, por polaki ka shprehur dëshirën për të provuar fatin diku tjetër përpara sezonit të ardhshëm.

“Është shumë e mundur që kjo të ishte ndeshja ime e fundit në ngjyrat e Bayern Munichut ”, tha Lewandowski pas barazimit 2-2 të së shtunës me Wolfsburgun.

“Nuk mund të jem 100 për qind i sigurt, por ka mundësi që të ketë qenë.

“Ne duam të gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua dhe për klubin”, tha Lewa.
Hainer nuk hezitoi t’i përgjigjet komenteve të Lewandowski, duke konfirmuar të dielën se lojtari hodhi poshtë ofertën e klubit për të rinovuar marrëveshjen e tij.

“Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ai do të luajë me ne deri atëherë”, tha Hainer për Sport 1.

Shpërndaje në: