Presidenti i Bullgarisë: Propozimi francez, më i favorshmi

Presidenti i Bullgarisë: Propozimi francez, më i favorshmi

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, doli në mbështetje të propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se formula e Macron përmban shumë nga kërkesat themelore të Sofjes dhe se do kishte qenë shumë më i suksesshëm nëse politikanët bullgarë do t’i kishin kushtuar më shumë vëmendje këtij procesi.

Kreu i shtetit rikujtoi se prej kohësh ka këmbëngulur që bullgarët maqedonas të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Propozimi francez u miratua në parlamentin bullgar, me disa kushte shtesë. Tashmë i mbetet në dorë qeverisë që ta nënshkruajë dhe të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke lejuar që edhe Shqipëria të nisë negociatat e anëtarësimit në BE.

Por Shkupi e ka refuzuar formulën e Macron, me arsyetimin se nuk garanton mbrojtjen për identitetin kombëtar maqedonas dhe gjuhën maqedonase.

Shpërndaje në: