Presidenti i Federatës së Brazilit flet për Ancelottin

Presidenti i Federatës së Brazilit flet për Ancelottin

Emri i Carlo Ancelottit tashmë ka pushtuar mediat në Brazili, të cilin e shohin si trajnerin e tyre.

Presidenti i Federartës së Brazilit, Ednaldo tha se e admiron vërtetë Ancelotti dhe se ai nuk është vetëm i preferuari i tifozëve të Brazilit por edhe i lojtarëve dhe stafit, shkruan Periskopi.

“Unë e admiroj vërtet Ancelottin. Ai nuk është vetëm i preferuari i lojtarëve, por edhe i tifozëve. Kudo që shkoj në Brazil, Ancelotti është emri i parë për të cilin më pyesin mbështetësit”.

“Le të presim kohën e duhur, do të shohim nëse mund ta realizojmë”, tha ai.

Shpërndaje në: