Presidenti i FIFA-s: Ky është Botërori më i mirë i mbajtur ndonjëherë

Presidenti i FIFA-s: Ky është Botërori më i mirë i mbajtur ndonjëherë

Gianni Infantino e ka cilësuar Botërorin ‘Rusia 2018’ si më të mirin në histori

Kampionti Botëror ‘Rusia 2018’ është në përfundim ku do të luhen vetëm edhe dy ndeshje, më 14 korrik ndeshja për vendin e tretë Belgjikë-Angli dhe finalja më 15 korrik ndërmjet Francës dhe Kroacisë, shkruan Periskopi.

Gianni Infantino, kreu i FIFA-s beson se ky Botëror është organizuar në mënyrë fantastike dhe se ka pasur ndeshje të mira, ku vetëm një ndeshja ka përfunduar pa gola [Francë-Danimark].

“Disa vite më parë, unë thashë se ky do të ishte Kampionati Botëror më i mirë ndonjëherë. Sot mund të them me bindje të re, është Kupa Botërore më e mirë ndonjëherë”

“Ne kemi pasur 98 për qind të stadiumeve të mbushura, më shumë se një milion tifozë që udhëtuan nga jashtë, më shumë se tre miliardë shikues në TV”.

“Në kanalet digjitale të FIFA-s, përmbajtja është parë më shumë se 11 miliardë herë, pati shtatë milionë vizitorë në festat e tifozëve, sukses i madh me VAR-in dhe anti-dopingu ka dhënë teste të papara deri më tani”

“Kemi pasur vetëm një ndeshje që ka përfunduar 0-0 dhe kemi pasur disa ndeshje të mira, të gjitha kishin shumë emocione”

“Edhe në anën organizative, niveli i përsosmërisë në infrastrukturë në stadiume, aeroportet, hotelet, transportin, sigurinë, niveli i përsosmërisë operacionale ka qenë vërtet, vërtetë i pashembullt,” përfundoi Infantino. /Periskopi/

Shpërndaje në: