Presidenti i Finlandës: Evropa do të përballet me rënie ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Evropa do të përballet me rënie ekonomike për shkak të konfliktit në Ukrainë, tha sot presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto.

Në një intervistë për të përditshmen finlandeze “Maseudun Tulevaisus”, ai tha se njerëzit në Finlandë dhe vendet e tjera të BE-së do të duhet të pajtohen me faktin se ekonomia nuk do të rritet vit pas viti.

Sipas Niinisto, kjo mund të ndikojë negativisht në unitetin e Evropës, sepse zhvillimi ndalet papritur dhe numri i sfidave rritet.

Ai theksoi se sot është e rëndësishme të merren parasysh rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.

“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit, veçanërisht Rusisë dhe Finlandës, do të varen nga zhvillimi i situatës në Ukrainë, tha Niinisto.