Presidenti i Gjermanisë uron Thaçin për 12-vjetorin e pavarësisë

Presidenti i Gjermanisë uron Thaçin për 12-vjetorin e pavarësisë

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, përmes një letre dërguar presidentit Hashim Thaçi e ka uruar për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Kosovën dhe Gjermaninë i lidhin marrëdhëniet e mira afatgjate”, shkruan ndër tjera presidenti Steinmeier në letrën e tij.

Ai më tej ka shkruar se në këto dymbëdhjetë vjet të pavarësisë saj Kosova ka bërë një rrugë të gjatë, porse sipas tij, ajo edhe më tej ndodhet para detyrave të mëdha.

“Krahas kësaj, qenësore për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është që të ketë progres në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në këtë çështje Gjermania edhe në të ardhmen do të qëndrojë si partnere përkrah Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit Frank-Walter Steinmeier.

Letra e plotë e president it të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier:

Zoti President,

Juve dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uroj Përvjetorin e Pavarësisë.

Kosovën dhe Gjermaninë i lidhin marrëdhëniet e mira afatgjate. Në këto dymbëdhjetë vjet të pavarësisë saj Kosova ka bërë një rrugë të gjatë. E megjithatë ajo edhe më tej ndodhet para detyrave të mëdha. Para së gjithash reformat e qëndrueshme në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë të nevojshme për të forcuar Kosovën ekonomikisht dhe për të afruar atë me Unionin Europian. Krahas kësaj, qenësore për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është që të ketë progres në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në këtë çështje Gjermania edhe në të ardhmen do të qëndrojë si partnere përkrah Kosovës.

Edhe në emër të gjit hë qytetarëve gjermanë Ju dëshiroj Juve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës një të ardhme në paqe, prosperitet dhe liri.

Frank-Walter Steinmeier

President i Republikës Federale të Gjermanisë

Shpërndaje në: