Presidenti i Iranit e anulon intervistën me gazetaren e CNN-it pasi ajo refuzoi ta vinte shaminë

Presidenti i Iranit e anulon intervistën me gazetaren e CNN-it pasi ajo refuzoi ta vinte shaminë

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, e ka anuluar një intervistë me gazetaren e CNN-it, Christiane Amanpour, pasi ajo refuzoi kërkesën që të mbante shami gjatë bisedës.

Amanpour ka thënë se ajo e ka refuzuar kërkesën e ekipit të Raisit që të mbulohej gjatë intervistës dhe se për këtë arsye presidenti iranian nuk ka dashur që të intervistohej.

Protesta të mëdha janë duke u zhvilluar në gjashtë ditët e fundit në Iran për shkak të vdekjes së 22-vjeçares iraniane, Mahsa Amina.

Raportohet se numri i të vdekurve në protesta ka arritur në 31 deri më tash.

Amina vdiq në paraburgim, pasi u arrestua javën e kaluar nga policia për mosbindje ndaj rregullit të hixhabit. Dëshmitarët pohojnë se policia e ka marrë me një automjet dhe e ka rrahur.

Protestuesit në Teheran dhe qytete të tjera iraniane ua vunë flakën stacioneve të policisë dhe automjeteve më herët të enjten dhe protestat nuk tregojnë shenja të zbutjes. Gjatë protestave, gratë po ua vënë zjarrin shamive në shenjë kundërshtimi për mbajtjen e detyrueshme të tyre.

Shpërndaje në: