Presidenti i Kroacisë: Kam informacione të sakta nga Inteligjenca për situatën në Kosovë

Presidenti i Kroacisë: Kam informacione të sakta nga Inteligjenca për situatën në Kosovë

Situata në veri të Kosovës ka ngjallur shumë reagime dhe të gjitha shtete pothuajse kanë komentuar gjendje atje.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina do ta kenë të vështirë të përparojnë drejt BE -së me cështjet e pazgjidhura mes vete e sidomos Beogradi që vazhdimisht flet për botën serbe, shkruan HRT.

“Kosova ende nuk është njohur nga të gjithë, madje as nga anëtarët e BE-së. Është një pengesë që ne e shikojmë prej vitesh dhe është e vështirë të kapërcehet, unë mund të bëj thirrje për stabilizim të situatës”, tha Milanoviq.

Ai thotë se situata në Kosovë nuk e rrezikon drejtpërdrejt Kroacinë, por se ata po e monitorojnë atë.

Mes tjerash presidenti kroat deklaroi se kishte marrë informacion shumë të gjerë nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë, por që nuk duhet të fliste për këtë, dhe shtoi se nuk ishte i shqetësuar.

“Ka gjëra që mund t’i kontrollojmë dhe gjëra që nuk mundemi, dhe gjëra që nuk i dimë. Kroacia mund të jetë më e qetë se kurrë”, tha Milanoviq.

Presidenti kroat thotë se shteti i tij duhet të investojmë në ushtri.

Ai deklaroi se qeveria në Beograd po flet për “botën serbe” dhe shtoi se ai gjithmonë u bën thirrje kroatëve të jenë racionalë, nëse ata nuk jetojnë në Kroaci.

Shpërndaje në: