Presidenti i Kroacisë: Kosova ka aplikuar ato masa që i ka aplikuar Serbia për 20 vjet – Kush ka eskaluar këtu?

Presidenti i Kroacisë: Kosova ka aplikuar ato masa që i ka aplikuar Serbia për 20 vjet – Kush ka eskaluar këtu?

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, ka folur për situatën në veri pas hyrjes së masës së reciprocitetit për targat e automjeteve serbe të vendosur nga qeveria e Kosovës.

Milanoviq e ka quajtur këtë vendim të drejtë.

Ai tha se Serbia për 20 vjet ia ka pamundësuar lëvizjen qytetarëve targa të Kosovës.

“Kosova i është përgjigjur me masa reciproke për diçka që Serbia ka qenë duke e bërë për 20 vjet. Nëse nuk mund të shkosh në Serbi me targa të Kosovës, atëherë Kosova aplikon të njëjtat masa për veturat nga Serbia. Kush ka eskaluar këtu”.

Shpërndaje në: