Presidenti i La Liga e akuzon PSG-në se ka ‘mashtruar’ pas transferimit të Messit

Presidenti i La Liga e akuzon PSG-në se ka ‘mashtruar’ pas transferimit të Messit

Javier Tebas kundër të gjithëve, por sidomos kundër PSG.

Është një raport shumë i komplikuar ai mes Presidentit të Ligës Spanjolle dhe klubit të kryeqytetit francez, siç duket qartazi edhe në intervistën e tij të fundit, ku nuk mund të mungonte një “shigjetë” e drejtpërdrejtë për klubin e sheikëve.

Ai mendon se PSG ka mashtruar sa i përket fair play financiar për çka edhe mundi ta blejë Lionel Messin.

Ai pretendon se i ka të gjitha dokumentet e nevojshme për ta qitur në rrenë Parisin.

“PSG nuk gjeneron të ardhurat për organikën që ka. Kjo provokon një shtrembërim të konkurrencës ekonomike të futbollit evropian. Nuk kuptoj se si mund të justifikojnë një organikë prej thuajse 600 milionë eurosh në momentin që klubi që fiton Ligue 1 arkëton rreth 45 milionë euro”, tha Tebas.

“Kam ftuar presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, dhe presidentin e Ligës Franceze, Vincent Labrune, për të t’u treguar shifrat që kam në dispozicion, por nuk më janë përgjigjur. Më kritikojnë, por nuk më përgjigjen”.

“Mund t’ju demonstroj, me shifrat që e konfirmojnë, një spekulim në lidhje me Fair Play-n Financiar. Para se të merte Messin, PSG kishte 40 % më shumë para sponsorizimesh se Manchester United dhe ata shpëtuan nga dënimi me një marifet procedurial”.

Shpërndaje në: