Presidenti i La Ligas: Ajo çfarë po bën PSG prish futbollin, është fyrje

Periskopi.com Sporti

Mbappe ka vendosur përfundimisht të qëndrojë tek Paris SG.

Ai ka refuzuar ofertën e Real Madridit duke rinovuar kontratën me klubin e Parisit, shkruan Periskopi.

E për marrëveshjen e çmendur të PSG me Mbappen ka reaguar edhe presidenti i La Liga, Javier Tabas Medrano.

Ai tha se PSG po prish futbollin me rinovimin e kontratës me një shumë të madhe parash.

“Ajo që po bën PSG duke rinovuar Mbappen me një shumë të madhe pasi ka pësuar humbje prej 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe duke pasur më shumë se 600 milionë paga për lojtarët, është një fyerje për futbollin”, tha ia.