Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq sot në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të arrijë sot për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.

Ai me këtë rast do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media.

I pari i shtetit të Malit të Zi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, i cili me këtë rast do të ndajë Çelësin e Qytetit./KosovaPress/