Presidenti i Maqedonisë takon mbretin e Jordanisë

Presidenti i Maqedonisë takon mbretin e Jordanisë

Marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve të shprehen në dialogun politik dhe në mënyrë përmbajtësore ta pasurojnë bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Jordanisë, është ky konstatimi nga takimi i Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov me mbretin e Jordanisë, Abdulla II i mbajtur në margjinat e Asamblesë së 71-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Nevojitet shkëmbim më i shpeshtë i vizitave në të gjitha nivelet, të punojmë në avancimin e kornizës juridike e cila do të krijojë kushte për bashkëpunim më të madh në të gjitha sferat me interes të përbashkët të popujve të të dyja shteteve”, theksoi Ivanov. Ai ka theksuar se me intensifikimin e dialogut politik dhe kontakteve në të gjitha nivelet, mund të shpresohet në rritje të bashkëpunimit bilateral, veçmas në sferën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar dhe sigurisë, thuhet në njoftimin e kabinetit presidencial të Presidentit Ivanov.

Lidhur me krizën migratore dhe të refugjatëve, Ivanov dhe mbreti Abdulla konstatuan domosdoshmërinë për një përgjigje dhe zgjidhje gjithëpërfshirëse, ku sipas tyre fillimisht nevojitet ndërprerja urgjente e luftimeve, pastaj paqja dhe stabiliteti në vatrat e luftërave në Lindjen e Mesme.

Në këtë kontekst, mbreti Abdulla II e informoi Presidentin Ivanov për gjendjet aktuale në Jordani ku momentalisht ka shumë refugjatë, kryesisht nga Siria, për nismat e tij për tejkalimin e kësaj krize si dhe për mënyrat për përballjen me katastrofën humanitare me të cilën përballet shteti i tij. “Ne jemi të përcaktuar të jemi faktor për paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajonin tonë”, tha mbreti jordanez.

Të dy bashkëfolësit shprehën gatishmëri edhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen e mëtejshme në planin multilateral.

Shpërndaje në: