Presidenti i Milan i painteresuar për titullin: Jam biznesmen, dua të kualifikohemi në Champions League

Presidenti i Milan i painteresuar për titullin: Jam biznesmen, dua të kualifikohemi në Champions League

Presidenti i Milan, Paolo Scaroni ka dhënë disa komente lidhur me sezonin aktual të Milan.

Ai ka thënë se nuk është në objektivat e skuadrës që ta fitojnë Serie A, por që të kualifikohen në Champions League, sepse aty fitohen paratë.

Por, ai ka thënë se do të ishte i lumtur nëse përveç inkuadrimit në top 4 Milan do të merrte më shumë.

“Jam biznesmen, kështu që nuk rris shpresat apo iluzionet”, ka thënë Scaroni, transmeton Periskopi. “Kujdesem për buxhetin dhe me buxhetin tonë, pres që Milan të kualifikohet për Champions League”, shtoi ai.

“Por, pastaj nëse bëjmë më mirë, do të isha më i lumtur”, ishin fjalët e presidentit të Milan.

Milan e ka nisur për mrekulli sezonin në Serie A, por në Champions League nisi me humbje ndaj Liverpool. /Periskopi/

Shpërndaje në: