Presidenti i PSG: Kemi refuzuar 180 milionë nga Reali, Mbappe nuk lëviz për para

Presidenti i PSG: Kemi refuzuar 180 milionë nga Reali, Mbappe nuk lëviz për para

Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi ka folur për rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe.

Ai tha se Mbappe ka refuzuar 180 milionë euro nga Reali vetëm që të luajë për klubin e qytetit të tij, shkruan Periskopi.

“Kam refuzuar 180 milionë euro nga Real Madridi verën e kaluar pasi e dija që Kylian donte të qëndronte në PSG”, thotë ai.

“Jo, Kylian nuk lëviz nga paratë. Ai ka zgjedhur të luajë këtu për qytetin e tij, klubin dhe vendin e tij dhe për projektin sportiv”, tha Al Khelaifi.

Kujtojmë se deri në momentet e fundit të rinovimit me PSG, Reali shpresonte që francezi do të kalonte te ta por kjo nuk ndodhi.

Shpërndaje në: