Presidenti i PSG-së po investigohet për korrupsion

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser al-Khelaifi, është nën hetime mbi dyshimet për korrupsion, ka thënë një zyrtar i gjyqësorit francez.

Akuza preliminare për “korrupsion aktiv” ishte ngritur në mes të majit, shtoi ai, që po fliste në kushte anonimiteti sepse nuk ishin autorizuar që të flisnin më tej për hetimin në publik. Asnjë detaj tjetër nuk u ofrua përcjell Periskopi nga The Guardian.

Gazeta Le Parisien tha që al Khelaifi po dyshohej se kishte dhënë ryshfet te ish presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës Lamine Diack që ta ndihmonte Katarin për të fituar të drejtën që të organizonte kampionate botërore. /Periskopi

Shpërndaje në: