Presidenti i Serbisë: Mora një propozim për kompromis nga shtetet e forta, e refuzova

Presidenti i Serbisë: Mora një propozim për kompromis nga shtetet e forta, e refuzova

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ka pasur fjalë të ashpra për operacionin e ligjshëm të Kosovës në veri të vendit.

Ai e ka quajtur “veprim kriminal” ndërhyrjen në veri ku thjesht po zbatohet masa e reciprocitetit prë targa.

Komentet në fjalë ai i bëri pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit të tij.

Vuçiqi po ashtu ka deklaruar se pranoi një propozim gjatë ditës së djeshme por e ka refuzuar.

Ai ka shtuar që Serbia do të vazhdojë të ngulmojë për paqe dhe prë siguri të serbëve”.

“Serbia është gjithnjë e gatshme ta pranojë dialogun, por nuk do të pajtohet për veprime të njëanshme dhe në biseda me shtetet e forta të botës kam marrë një propozim se si do të mund të ishte një zgjidhje kompromisi, por e kam refuzuar sepse nuk është një kompromis, është një poshtërim i Serbisë,”  – u shpreh ai.   

Shpërndaje në: