Presidenti i UFC-së zgjedh më të mirin në histori të sportit dhe thotë se askush nuk mund ta kontestojë këtë

Presidenti i UFC-së zgjedh më të mirin në histori të sportit dhe thotë se askush nuk mund ta kontestojë këtë

Dana White beson se “nuk është për debat” se Jon Jones është luftëtari më i mirë i të gjitha kohëve në UFC.

Një debat u nxit në fundjavë, kur Conor McGregor insistoi në statusin e tij si numri 2 në listë, pas brazilianit Anderson Silva.

Mirëpo, këto potencime u përcollën me kundërshtime të mëdha, sidomos nga Khabib dhe Nate Diaz.

Jones thjesht tha se do t’i fansat të flasin për të, para se t’ua kujtonte rivalëve se ai ka më së shumti lufta për titull të fituara në histori të UFC-së, me një bilanc 14-0.

Se Jones është më i miri beson edhe presidenti i kësaj organizate, White.

“Nuk është për debat, Jon Jones është më i miri në histori.

“Nëse shikoni atë që ka arritur ky njeri – dhe atë që po bënte derisa po i arrinte këto gjëra.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: