Presidenti i uron kryeministrit shërim sa më të shpejtë

Presidenti i uron kryeministrit shërim sa më të shpejtë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka uruar shërim të shpejte kryeministrit Hoti, pas infektimit me koronavirus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, u ka uruar shërim të gjithë të prekurve nga COVID-19, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të zabtojnë rekomandimet e IKSHP-së për parandalimin e përhapjës së COVID-19, transmeton Periskopi.

Postimi i Thaçit:

Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19.

Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë.

Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet. HTH

 

 

Shpërndaje në: