Presidenti i Veronës vlerëson maksimalisht dy lojtarët shqiptarë

Presidenti i Veronës vlerëson maksimalisht dy lojtarët shqiptarë
Presidenti i Veronës, Maurizzio Setti, ka vlerësuar maksimalisht lojtarët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla. Për Rrahmanin, i cili është transferuar te Napoli, Setti është shprehur se nuk do ta ketë problem të përshtatet, pasi është një mbrojtës i kompletuar.
Ndërsa Kumbullën e quajti një djalosh të talentuar të destinuar për të luajtur me një klub të madh.
Në një intervistë për rasio “Kiss Kiss”, Setti e quajtur Rrahmanin një profesionist të vërtetë, potenciali i vërtetë i të cilit, do të shihet me ekipin e kaltër.

Një profesionist i madh, duhet të tregojë akoma nga potenciali i tij dhe jam i sigurtë që me bluzën e kaltër do të tregojë vlerat e tij. Ka goditur disa shtylla këtë vit, por jam i sigurtë se do të përmirësohet për të gjetur rrugën e rrjetës. Është shumë i shpejtë, një mbrojtës i kompletuar, nuk besoj se do të ketë probleme të luaj me mbrojtje me 3 apo 4. Është mjaft inteligjent dhe mund të kompletohet si lojtar nën drejtimin e Gattusos“, tha Setti.

Përsa i përket talentit Marash Kumbulla, Setti u shpreh, se do të transferohet në një klub të madh. Gjithashtu ai ka treguar arsyet pse talenti kuq e zi nuk zgjodhi Napolin.

Kumbulla tek Lazio ose Interi? Ka pasur një interes të fortë nga Napoli po lojtari ka preferuar që të marrë kohë për të reflektuar. Ky ka qenë motivi i vetëm pse nuk u transferua tek të kaltrit. Tani janë shumë skuadra pas tij, është një djalë i talentuar, i destinuar për të pasur karrierë në një klub të madh“, vijoi presidenti i Veronës.

Shpërndaje në: