Presidenti kinez deklaron epokë të re për Kinën
Zhvillimi i Kinës nën “socializmin me karakteristika kineze” tregon që ka një “zgjidhje të re për vendet tjera”, tha presidenti Xi Jinping në kongresin e Partisë Komuniste.
Samiti me dyer të mbyllura përcakton se kush e sundon Kinën dhe drejtimin e këtij vendi në mandatin tjetër.
Xi është duke e konsoliduar fuqinë dhe pritet të mbetet shef i kësaj partie.
“Është koha për ne që ta marrim qendrën e skenës në botë dhe të kontribuojmë më shumë për njerëzimin”, tha ai.



