Presidenti kroat shkakton skandal të paparë diplomatik, Austria ia thërret ambasadorin

Presidenti kroat shkakton skandal të paparë diplomatik, Austria ia thërret ambasadorin

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq kishte bërë disa komente për politikat austriake për luftimin e koronavirusit, dhe kjo ka shkaktuar një skandal të paparë diplomatik.

Mund të konfirmoj se jam thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë”, i tha agjencisë ambasadori Glunçiq. Ai refuzoi që të jepte hollësi për diskutimet, shkruan televizioni N1, transmeton Express.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Glunçiq është rritur për “deklaratat shumë të pazakonta të presidentit kroat”, të cilat, sipas deklaratës, janë refuzuar fuqishëm.

Presidenti kroat i komentoi masat e reja kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit në Austri të hënën, pas një takimi që zhvilloi me Papa Françeskun në Vatikan.

Në të njëjtën ditë, Austria vendosi masa kufizuese për lirinë e lëvizjes së personave që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe për ata që nuk e kanë lauar sëmundjen. Këta persona mund të dalin nga shtëpia ose banesa vetëm për të blerë ushqim, për të shkuar te mjeku ose në barnatore dhe për të shkuar në punë. Shkelja e kësaj mase gjobitet me një shumë të majme deri në 1.450 euro.

“Sot, personave të pavaksinuar në Austri u ndalohet dalja nga shtëpitë e tyre. Çfarë është kjo, shkencë apo metoda që t’i kujtojnë vitet e tridhjeta. Ky është fashizëm”, tha Milanoviq.

Ministria e Jashtme e Austrisë nga agjencia APA citohet të ketë thënë: “Krahasimi i masave kundër pandemisë së koronavirusit me fashizmin është i papranueshëm. Është përgjegjësia jonë që t’i mbrojmë qytetarët e Austrisë dhe po veprojmë në mënyrën e duhur.”

“Ne qartazi e përçuam befasinë tonë me këto deklarata te ambasadori kroat në Austri”, tha Peter Launsky-Tieffenthal, sekretar Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Milanoviqi kishte qenë këtë javë edhe në Kosovë, ku u dekorua nga presidentja kosovare Vjosa Osmani Sadriu.

*Përditësim pas reagimit nga stafi i Presidentes: Në fakt në Prishtinë kishte qenë kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, i cili ishte dekoruar nga presidentja Osmani Sadriu

Shpërndaje në: