Presidenti Macron me beretë në kokë ia thotë këngës me barinjtë

Presidenti Macron me beretë në kokë ia thotë këngës me barinjtë

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një vizitë të papritur në jug të Francës. Ai shfaqet i veshur me një beretë klasike franceze dhe shoqëron një kor barinjsh të cilët ishin duke kënduar këngë tradicionale.

Në një video të publikuar nga rrjeti francez “BFMTV”, Macron i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte, shfaqet i relaksuar dhe duke shijuar peizazhet e bukura në rajonin Arzel-Gazost në jug të Francës pranë kufirit me Spanjën. Presidenti francez në një moment iu drejtua njërit prej barinjve dhe tregoi beretën e tij duke buzëqeshur.

Gazeta franceze “La Parisien” raporton se 44-vjeçari Macron ka vizituar rajonin e Pirenejve ku zhvillohet çiklizmi “Tour de France”, i cili tradicionalisht vizitohet nga presidentët francezë gjatë organizimit sportiv.

Nuk munguan komentet negative  për paraqitjen e tij në krah të barinjve.

Presidenti duket i përmbajtur dhe arrogant”, shkroi një përdorues në Twitter.

Shpërndaje në: