Presidenti përfshihet në fushatë, merr pjesë në një tubim të asambleistit të PDK’së (Foto)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në fushatë në Prizren.
Ai, bashkë me Sami Lushtakun, ka vizituar familjen e Xhemshit Krasniqit.
Krasniqi është dënuar për krime lufte me 8 vjet burgim.
Djali i Xhemshitit, Kastriot Krasniqi, në mandatin e kaluar ka qenë Shef i Grupit të PDK-së në Kuvendin e Prizrenit.
Ai, edhe në këto zgjedhje është në listën zgjedhore të PDK-së. /PrizrenPress.com/




