Presidenti portugez krenar me ushtarët që shërbyen në Kosovë

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa ka thënë se ndihet krenar për punën që ushtria portugeze ka bërë në Kosovë që nga viti 1999 deri më tani.
Sipas tij, ushtria e këtij vendi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në rajon, raportojnë mediat portugeze, transmeton Klan Kosova.
Këto deklarata Rebelo de Sousa i bëri në një ceremoni ustarake të mbajtur të mërkurën në Coimbra ku edhe i thurri lavde ushtrisë.