Presidenti shqiptar nuk takohet me Lumir Abdixhikun, reagon LDK-ja

Presidenti shqiptar nuk takohet me Lumir Abdixhikun, reagon LDK-ja

Predsidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pos vizitës me liderët shtetërorë, ka paralajmëruar takime edhe me krerët e partive të vendit.

Por, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari Begaj ka refuzuar ta takojë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në selinë qendrore të LDK-së, gjë që, sipas LDK-së, nuk është praktikuar nga presidentët paraprakë.

LDK ka shprehur habinë për këtë qasje, siç thuhet në reagim, të pazakontë të presidentit Begaj, duke konsideruar si mundësi të humbur këtë takim.

LDK ka njoftuar se selia e saj mbetet e hapur për secilin zyrtar shqiptar siç ka qenë deri më tani.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas takimeve me krerët e institicioneve të vendit, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Begaj e ka vlerësuar Rugovën si një udhëheqës vizionar dhe themelues të pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se vizioni i tij është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe Shqipëri.

Presidenti shqiptar ka bërë edhe homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. /Periskopi/

Shpërndaje në: