Presidenti Trump harron se e ka një djalë me Melanian, huqja e tij bëhet virale

Presidenti Trump harron se e ka një djalë me Melanian, huqja e tij bëhet virale

Justifikimi i përçudshëm i Donald Trumpit për planin e tij që të ndalohen cigaret elektrike po përqeshet me të madhe në rrjetet sociale.

Pas një vargu raportimesh të vdekjeve dhe sëmundjeve nga sëmundjet e mushkërive që kishin të bënin me cigaret elektrike, administrata Trump ka shqyrtuar heqjen e këtyre produkteve nga tregu.

Deri tash janë raportuar 6 vdekje dhe më shumë se 450 raste të raportuara në 33 shtete amerikane, sipas zyrtarëve shëndetësorë amerikanë, me shumë nga këto raste që përfshijnë njerëz të rinj, shkruan Periskopi.

Kur u pyet për këtë vendim, kjo është ajo që tha presidenti amerikan:

“Nuk mund të lejojmë që njerëzit të sëmuren dhe s’mund ta lejojmë rininë që të afektohet – dhe bash këto po i dëgjoj. Ja se si u përfshi Zonja e Parë. Ajo e ka një djalë – bashkë – që është një i ri shumë i bukur, dhe ndihet shumë shumë e prekur nga një gjë e tillë. Ajo e ka parë, të dy e kemi lexuar raportimin. Shumë njerëz e kanë lexuar. Por njerëzit po vdesin… nga cigaret elektrike.”

Shumica e njerëzve në rrjetet sociale filluan të pyesnin se pse ai i referohej djalit të tij si të ishte djali i tjetërkujt? /Periskopi

Shpërndaje në: