Presidenti Trump nënshkruan urdhërin ekzekutiv që rrudh mbrojtjen legale për Facebook e Twitter

Periskopi.com Lajme

Donald Trump iu ka dhënë një goditje mjaft të rëndë kompanive gjigante teknologjike duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ka për qëllim ngushtimin e proteksioneve të tyre legale prej postimeve që bëjnë përdoruesit e tyre.

Kjo lëvizje erdhi menjëherë pasi presidenti amerikan sulmoi gjigantët e mediave sociale pak kohë pasi Twitteri vendosi t’i vendoste etiketë për vërtetësinë dy postimeve të tij.

Madje, së fundi Twitter i ka fshehur (hide) një postim Trumpit duke thënë se po shkelte rregullat e saj duke glorifikuar dhunën, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Sidoqoftë, kritikët besojnë se këto lëvizje të presidentit amerikan janë një përpjekje për të shpërqendruar publikun amerikan nga pandemia pasi numri i vdekjeve kaloi shifrën e 101 mijë. Administrata Trump është përballur me akuza të shumta për keq-menaxhim të krizës.

“Aktualisht, gjigantët e mediave sociale si Twitteri marrin një mbrojtje të paprecedent legale mbi teorinë se janë platforma neutrale, e në fakt nuk janë,” tha presidenti i ShBA-ve në Zyren Ovale. “Jemi ngopur me këtë gjë. Është e padrejtë, dhe ka qenë tepër e padrejtë.”

Nën seksionin 230 të Aktit për Komunikime të Drejta, kompanitë teknologjike aktualisht kishin imunitet të gjerë nga paditë civile mbi atë që postojnë përdoruesit sepse ato trajtohen si “platforma” dhe jo si “publikues”.

Urdhëri ekzekutiv i Trumpit do të kërkojë rregulla të reja që do të heqin imunitetin e këtyre kompanive.

Derisa po përgatitej të nënshkruante këtë urdhër, presidenti shtoi: “Ata kishin pushtet të pakontrolluar pët të censuruar, kufizuar, redaktuar, formësuar, fshehur, tjetërsuar virtualisht çdo formë komunikimesh mes qytetarëve privatë apo audiencave të mëdha publike.”

Megjithatë, kjo lëvizje ishte përshëndetur nga observuesit që argumentojnë se Facebook-u dhe Twitteri duhej të mbaheshin përgjegjëse për përmbajtjen dhe të ishin subjekt i të njëjtave ligje si New York Times dhe të tjera gazeta të mëdha. /Periskopi

Shpërndaje në: