Presidenti Trump refuzon të hajë brokoli në Indi pasi i urren perimet dhe i pëlqen hamburgerët

Presidenti Trump refuzon të hajë brokoli në Indi pasi i urren perimet dhe i pëlqen hamburgerët

Presidenti amerikan Donald Trump po e vazhdon turin e tij në Indi edhe gjatë ditës së sotme derisa përpiqet të nënshkruajë marrëveshje të dobishme për armët me kryeministrin indian Narendra Modi, por kjo gjë mund të rrezikohet pasi ai po refuzon të hajë pemët dhe perimet që po i shërbehen.

India njihet për traditën ushqimore vegjetarianë ku nuk përfshihen aspak produktet e mishit, ndërkohë që lopa konsiderohet si një kafshë e shenjtë. Por, Trump s’mund të ishte më i kundërt me këto tradita – pasi është një adhurues i flaktë i ushqimeve të mishit dhe i ushqimeve të shpejta [fast food].

Edhe pse vizita e presidentit nisi me një pritje të ngrohtë, gjërat mund të marrin një kthesë të papritur, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Fillimisht, u dëftyen përpjekjet qeveritare për të vendosur mure që mbulonin lagjet e varfra të vendit, për të mos u parë nga presidenti Trump. Po ashtu, shpërthyen edhe protestat anti-islam në New Delhi gjatë ditës së hënë, e që i lanë shtatë të vdekur.

Trumpi ndërkohë ka insistuar në Twitter që epidemia globale koronavirusi ishte “nën kontroll” pavarësisht që Shtëpia e Bardhë i kërkoi 2.5 miliardë dollarë shtesë për ta luftuar atë.

Mediat britanike raportojnë se Trump për më tepër ka refuzuar që të hajë ushqimet vegjetarianë të vendit, sidomos brokolit dhe samosat e grurit – pas pritjes që pati në Sabarmati Ashram në Ahmadabad. /Periskopi

Shpërndaje në: