Presidenti ukrainas: S’do të ketë luftë së shpejti me Rusinë, siç po thotë Perëndimi

Presidenti ukrainas: S’do të ketë luftë së shpejti me Rusinë, siç po thotë Perëndimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten që Perëndimi e jep përshtypjen që së shpejti do të ketë luftë në Ukrainë, por kjo nuk është çështja.

Gjatë një koference para një numri të madh gazetarësh  ai u shpreh se, Ukraina është në krizë ekonomike dhe se po humb shumë shkaku i panikut që po ngjet në popull.

Ai njashtu kërkoi nga Perëndimi që të jetë më i qartë sa i përket të ardhmes së Ukrainës në NATO.

Sidoqoftë, ai ka thënë që nuk ka ndonjë keqkuptim me presidentin amerikan, Joe Biden, me të cilin pritet të takohet brenda pak javësh.

Shpërndaje në: