Presidentja e citoi në emision politik, bën reagim të përçudshëm Dafina Zeqiri

Presidentja e citoi në emision politik, bën reagim të përçudshëm Dafina Zeqiri

Presidentja e Kosovës, po e përsërisim edhe një herë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka cituar këngëtaren e muzikës Dafina Zeqirin dhe këngën e saj “llafe, llafe”. Tash, ka reaguar edhe vet këngëtarja.

Derisa ka komentuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe kritikat pas këtij veprimi, Osmani ka cituar një pjesë të këngës së Dafina Zeqirirt.

‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë LLafe llafe, qysh thotë Dafina, kështu që duhet edhe me i injoru’’, tha Osmani.

Pas kësaj, ka reaguar këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo mëngjesin e sotëm e ka publikuar këtë pjesë të intervistës së Presidentes.

“Mirëmëngjesi” ka shkruar Dafina, në videon e publikuar në Instagram.

Shpërndaje në: