Presidentja ftoi në takim edhe partitë që nuk janë certifikuar në zgjedhje: Listën Guxo dhe Alternativën

Periskopi.com Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet ka ftuar në takimin e liderëve edhe përfaqësuesit e dy subjekteve që nuk janë fare të certifikuara në KQZ për zgjedhjet e 17 tetorit.

Donika Gërvalla Shwartz nga Lista Guxo dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa po marrin pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani edhe pse këtor dy aubjekte apo alternativa nuk janë fare të certigikuara për zgjedhjet e 17 tetorit. Madje Lista Guxo nuk është fare e regjistruar as si subjekt në KQZ.

Siç shihet në foto të takimit, presidentja Osmani u ka bërë vend këtyre dy partnerëve të vegjël të koalicionit edhe pse nuk marrin pjesë zyrtarisht në zgjedhjet lokale, ndërsa në emër të VV-së në këtë takim po merr pjesë kryetari Albin Kurti.

Më poshtë mund ta shihni dokumentin zyrtar të KQZ ku konfirmohet se as Lista Guxo e as Alternativa nuk janë të certifikuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.