Presidentja kroate pas përfundimit të samitit të NATO: Ne do ta fitojmë Kupën Botërore

Presidentja kroate pas përfundimit të samitit të NATO: Ne do ta fitojmë Kupën Botërore

Presidentja patriote e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic parashikoi finalen e Kupës Botërore pas përfundimit të samitit të NATO-s.

Kroacia ka arritur në finale pas fitores ndaj Anglisë 2-1 në kohën shtesë në stadiumin Luzhniki, ku do të takohet me Francën të dielën në të njejtin stadium, raportoi “RT”,  transmeton Periskopi.

“Ne ndoqëm ndeshjen gjatë darkës”, tha Grabar-Kitarovic duke iu referuar sesionit të samitit të NATO-s.

“Ishte e mrekullueshme sepse me të gjithë aleatët e festuam”, shtoi ajo. “Ky samit do të jetë i suksesshëm dhe ne do të fitojmë të dielën”.

Grabar-Kitarovic, i cili u ul në tryezë së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe u fotografua në këtë ngjarje me presidentin amerikan Donald Trump, ka çdo të drejtë të ndjehet e sigurt për suksesin e vendit të saj në Kupën Botërore Rusi 2018./Periskopi/

Shpërndaje në: