Presidentja kroate rrugës për në finale, thur fjalë të mëdha për Rusinë (Video)

Presidentja kroate rrugës për në finale, thur fjalë të mëdha për Rusinë (Video)

Sot pritet të zhvillohet finalja e madhe Kroaci-Francë. Në këtë ngjarje aq të veçantë, nuk ka se si të mungojë tifozja më e madhe e kombëtares kroate, presidentja Kolinda Grabar-Kitarovic.

Ajo minuta më parë ka postuar një video në Faceboook ku shihet me ekipin e saj duke udhëtuar drejt Rusisë, ku edhe do të zhvillohet finalja e Botërorit 2018, transmeton Periskopi.

Ajo nga aeroplani falënderon shtetin e Rusisë për mikpritjen e tyre, duke e quajtur ushtri të madhe.

‘Në emër të tifozëve kroatë, unë falenderoj Rusinë për mikpritjen e tyre. Ti ishe një ushtri e madhe. Gëzuar për Kroacinë sonte. Faleminderit, Rusi! Po vijmë’, thotë presidentja kroate.

Duke nisur prej orës 17:00, Franca e Kroacia do të ndeshen për Kupën e Botës./Periskopi/

https://www.facebook.com/KolindaGrabarKitarovic/videos/1767934316606853/

Shpërndaje në: