Osmani: Asociacioni mund të bëhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Osmani: Asociacioni mund të bëhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Aneksi që u dakordua në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit, për presidenten Vjosa Osmani ka shumë paqartësi. Ndërkaq, sa i përket Asociacionit, ajo tha se mund të zbatohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Periskopi, deklaratat e Presidentes.

“Modeli i Asociacionit që mund të bëhet në Kosovë, mund të bëhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”

“Mendoj që të dyja, në praktikë kanë një dallim, neni 7 ka të bëj vetëm me të drejtat e serbëve, kurse neni 10 ka të bëj me të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel deri tani, dhe është zbatimit të të gjithave, dhe përfshin edhe zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.

Tek neni 7 ajo që quhet vetëmenaxhim nga komuniteti ndërkombëtar, është interpretuar si zbatim

Kjo për mua nënkupton respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ashtu sic kam thënë, nga viti 2015 e tutje, bashkimi i komunave ose qytetarëve është e drejtë që tashmë Kosova e njeh me Kushtetutën e saj, Pakon e Ahtisaarit.

Pra, nuk ka dicka të re përvec atyre që janë në legjislacionin e Kosovës, por ajo mund të realizohet vetëm në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Pra në esencë, dokumenti s’po ia vnoj tash emrin e saktë, do të përcaktojë jo vetëm të drejta por detyrime që janë të përcaktuara me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, tha ajo, përcjell Periskopi.

Osmani ka thënë se Serbia po jep shenja që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

“Sa për cështjen e parë, Serbia ende pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, e përsëriti të njëjtin veprim sin ë shkurt, tha se premtimet që ka dhënë në kuadër të dialogut nuk kanë ansjë vlerë për të dhe rrjedhimisht njoftoi komunitetin ndërkombëtar se nuk do t’i zbatojë ato që dalin nga Aneksi.

Teksti i marrëveshjes bazë, mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet, neni 4 i asaj marrëveshje që obligon Serbinë që të mos kundërshtojë Kosovën në anëtarësim të Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, mbetet në fuqi”, tha Osmani për gazetarë nga QKUK-ja përcjell Periskopi.

Osmani ka thënë se tani presioni i komunitetit ndërkombëtar, duhet të jetë mbi Vuçiqin.

“Nuk mundet Borrelli të pajtohet në emër të Vuciqit, kur Vuciqi qartë nuk po pajtohet. Kriteri bazë i Konventës së Vjenës, që është pajtimi me marrëveshjen dhe zbatimi i saj.

Shpresoj që të ketë penalizim nga komuniteti ndërkombëtar. Ata asnjëherë nuk i zbatojnë marrëveshjet, historia e dëshmon këtë. Kjo është e dëmshme për paqe dhe stabilitetin në rajon.

Kosova nuk mund të aplikojë marrëveshjen njëanshëm.

Kosova duhet të pres deri në momentin kur komuniteti ndërkombëtar, e bind Serbinë që ta zbatojë marrëveshjen”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se Aneksi i zbatimit të marrëveshjes së planit evropian, ka shumë paqartësi.

“Aneksi ka shumë gjëra të paqartësuara sepse është dashur të qartësojë shumë pika të tjera që janë në marrëveshje, por BE  e ka toleruar refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë që mendoj që si qasje po e rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon sepse po inkurajon Serbinë që të prodhojë krizë pas krize”, ka thënë Osmani./Periskopi/

Shpërndaje në: