Presidentja Osmani i bën thirrje Indisë: Njiheni Kosovën, nuk jemi Kashmir

Presidentja Osmani i bën thirrje Indisë: Njiheni Kosovën, nuk jemi Kashmir

Presidentja Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje shtetit të Indisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ajo në intervistë për mediumin indian WION’s, ka thënë se Kosova nuk është Kashmir.

“Ne edhe një herë i bëjmë thirrje qeverisë indiane që së pari t’i njohë vuajtjet e qytetarëve të Kosovës të shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe së dyti ta njohë realitetin i cili nuk do të ndryshojë”, është shprehur ajo.

“Është vetëm çështje kohe se kur vende si India do t’u bashkohen vendeve të tjera demokratike gjithandej botës për ta njohur sovranitetin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

 

Shpërndaje në: