Presidentja Osmani kërkon ndihmë për liberalizimin e vizave, homologu slloven Pahor i ofron përkrahje

Presidentja Osmani kërkon ndihmë për liberalizimin e vizave, homologu slloven Pahor i ofron përkrahje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar Sllovenisë ndihmën e saj për liberalizimin e vizave. Në takimin me presidentin Pahor, Osmani ka kërkuar përkrahjen sllovene në procesin e liberalizimit.

Presidenti Pahor i ka garantuar Osmanit që do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë në këtë proces.

“Liberalizimi i vizave është vonuar dhe kjo e dëmton kredibilitetin evropian. Presidenti Pahor na dha mbështetje të fuqishme. Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ne kemi qenë gjithmonë palë konstruktive në këtë temë. Në këtë proces, njohja reciproke është ajo që duhet të jetë në qendër të këtij procesi. Shpresojmë që BE të jetë e qartë në raport me Serbinë që të ndërprejë retorikën kërcënuese ndaj Kosovës dhe shteteve tjera. Rritja e ndikimit rus poashtu po dëmton Ballkanin. Ne kemi nevojë për përkrahjen e Sllovenisë dhe presidentit Pahor që është i aktivizuar në politikë që 32 vite. Ky e din mirë se çka ndodhë në rajonin tonë nëse nuk ndërhyhet me kohë” ka thënë Vjosa Osmani

Shpërndaje në: