Presidentja uron Krishtlindjen ortodokse: Gëzuar për shumë mot

Presidentja uron Krishtlindjen ortodokse: Gëzuar për shumë mot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.

Ajo uroj që kjo festë të sjellë gëzim në shtëpitë e tyre, përcjell Klankosova.tv.

“Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë. Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin”.

“Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”, ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në: