Presidentja Osmani takohet me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

Presidentja Osmani takohet me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju-Jork.

“Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju-Jork me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook, duke bashkangjitur një fotografi nga takimi.

“Bota është më paqësore, më e drejtë dhe më demokratike kur u japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë”, deklaroi presidentja Osmani.

Shpërndaje në: