Pretendimet e raportit të ri: Trump kishte ‘sulmuar’ gjatë bisedave telefonike këta liderë

Pretendimet e raportit të ri: Trump kishte ‘sulmuar’ gjatë bisedave telefonike këta liderë

Një raport i ri nga dy gazetarë të njohur të Washington Post, ka zbuluar se si Donald Trump kishte ‘’ngacmuar’’ kryeministren britanike Theresa May.

Presidenti amerikan thuhet se i kishte thënë May se ishte ‘’e dobët’’ dhe ‘’i mungonte guximi’’ gjatë mandatit të saj, dhe se gjoja i kishte thënë kancelares gjermane Angela Merkel se ishte ‘’budallaqe’’.

Detajet e bisedave janë publikuar nga Carl Bernstein, një nga dy ish reporterët e Ëashington Post që zbuloi skandalin e Watergate në CNN.

Ai foli me Shtëpinë e Bardhë dhe zyrtarët e inteligjencës që janë të vetëdijshëm për përmbajtjen e thirrjeve dhe tha që Trump “përbën një rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Përveç bisedave me zonjën May dhe Merkel, Trump pretendohet se ka qenë “nën përgatitje” për biseda me drejtuesit e vendeve të tjera dhe shpesh ka ‘’sulmuar ata’’.

CNN shtoi se “shpesh ndiqte synime më të ndjekura në axhendën e tij sesa ato që shumë nga këshilltarët e tij të vjetër e konsideronin interesin kombëtar”.

Në përgjigje të komenteve, Trump shkroi në Tëitter: “Unë kam qenë shumë kritik për mënyrën sesi Britania e Madhe dhe kryeministrja Theresa May trajtuan Brexitin. Ajo dhe përfaqësuesit e saj kanë krijuar një rrëmujë. Unë i tregova asaj se si duhet, por ajo zgjodhi një mënyrë tjetër.’’

Në përgjigje të artikullit të CNN, zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Mattheës i tha organizatës së lajmeve: “Presidenti Trump është një negociator i klasit botëror që vazhdimisht ka mbështetur interesat e Amerikës në skenën botërore. Nga negociimi i fazës një të marrëveshjes së Kinës dhe USMCA deri tek aleatët e NATO-s duke kontribuar më shumë dhe mposhtur ISIS-in, Presidenti Trump ka treguar aftësinë e tij për të përparuar interesat strategjikë të Amerikës.”

Një zëdhënës i qeverisë federale gjermane për zonjën Merkel nuk pranoi të komentojë.

Shpërndaje në: