Pretendohej se Zelenksy ishte rus, vërtetohet falsifikimi i fotografisë

Pretendohej se Zelenksy ishte rus, vërtetohet falsifikimi i fotografisë

Pretendimet se presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky është në të vërtetë rus- duke hedhur kësisoj dyshime mbi legjitimitetin e tij si president- janë dëshmuar të jenë false, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Në prill, një fotografi nga një pasaportë ruse duke përshkruajtur Volodymyr Zelenskyn si i ri ishte shpërndarë në aplikacionin Telegram, së bashku me një pretendim të përgënjeshtruar se si qytetar rus, Zelesnky nuk ishte legjitim për presidencën ukrainase.

Ngjarja ishte shpërndarë nga së paku dy portale ruse.

Megjithatë, nuk ka dëshmi se Zelensky është një qytetar rus. Fotografia e pasaportës është ‘fake’ dhe fotografia e Zelensklyt është falsifikuar.

BBC ka analizuar imazhin në pasaportë dhe ka zbuluar se fotografia nuk i përket një pasaporte, por ajo është një fotografi e vjetër që mund të gjendet në një ueb-faqe në gjuhë ruse në një artikull rreth Zelenskyt dhe “tregimit të dashurisë” së gruas së tij.

Bernhard zbuloi se çështja e datës nuk përputhej me informatat e tjera në pasaportë dhe duket se fotografia është krijuar duke përdorur një pjesë të softuerit që prodhon pasaporta false ruse. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: