PriFest mbyll edicionin e 11-të

PriFest mbyll edicionin e 11-të

Me mbi 70 filma, shumë aktivitete, punëtori e programe të ndryshme, Prishtina International Film Festival ka mbyllur sonte edicionin e 11-të të saj.

Në ceremoninë përmbyllëse të këtij festivali do të ndahen edhe çmimet e filmave fitues të programeve garuese.

Për drejtoreshën Vjosa Berisha, ky festival këtë vit ka shënuar një sukses të madh, duke i bërë ata më kreativ dhe inovativ.

“Ky edicion i festivali ka qenë me të vërtetë shumë i mirë. Çdo vit PriFesti është më i mirë e më i mirë, sepse edhe ne vetë mësojmë prej gabimeve, bëhemi më kreativ, inovativ dhe mësojmë edhe gjëra të reja, kështu që mendoj se ky PriFilm ka pasur një sukses të madh”, tha Berisha.

Ndërsa për mysafiren Esela Pysqyli, e cila merr pjesë për herë të parë në këtë festival, pjesëmarrja këtu ishte një kënaqësi e madhe.

“Ishte një kënaqësi shumë e madhe. Hera e parë që vij në PriFest. E kam ndjekur herë të tjera nëpërmjet ekranit dhe kam pasur gjithmonë dëshirë të vij në PriFest. Kështu që ka qenë një kënaqësi ta përcillja gjatë gjithë ditëve festivalin,” tha Pysqyli.

Sa i përket çmimeve që do të ndahen, drejtoresha Berisha tha se ka një konkurrencë shumë të madhe.

“Shumë ka çmime. Katër çmime janë në konkurrencën shumë të madhe të Ballkanit. Është filmi më i mirë i Ballkanit, aktori më i mirë/aktorja më e mirë dhe regjisori më i mirë. Kemi çmimin e filmit më të mirë evropian, filmin më të mirë të metrazhit të mesëm, filmin më të mirë dokumentar, filmin më të mirë studentor, çmimi i jurisë së medias dhe çmimi i audiencës”, tha drejtoresha Berisha.

Shpërndaje në: